“Agim Veliut i ka ‘falimentuar’ morali kombëtar”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit të LDK-së Agim Veliut, ku ky i fundit ka thënë që nëse Lekaj e do aq shumë Vuçiqin, atëherë lë ta pranojë për 'bos' të tij.

Lajme

29/09/2016 17:28

Ai e ka akuzuar Veliajn se duke qenë si kryetar i Podujevës ai e ka sjell vendin në gjendje të mjerueshme. “Kot e keni që tentoni ta portretizoni veten si anti Vuçiq” ka shtuar Lekaj. /Lajmi.net/

Lexo reagimin e plotë të Pal Lekajt:

Edhe pse sot është një ditë e ngarkuar për deputetët, duke e mbrojtur Kosovën nga serbizimi që po e sjellë kryeministri i partisë së Agim Veliut, e pash të arsyeshme t’i ndajë pak çaste për t’i shpjeguar diçka kryetarit që e ka bërë Podujevën të jetë në një gjendje po aq të mjerueshme dhe të pashpresë, sa edhe shefi i tij partiak, Kosovën. Kot e keni që tentoni ta portretizoni veten si anti Vuçiq. Juve ka kohë që iu ka “falimentuar” morali Kombëtar shoqërorë e politik.

Prandaj në vend që të portretizoheni si patriot në disa raste, e viktimë në disa të tjera, është mirë që të pranoni realitetin e hidhur. Kosovën, qeveria juaj po ia dorëzon Serbisë çdo ditë e më shumë me veprimet që ka ndërmarrë e që po planifikon t’i ndërmarrë.