Agim Veliu fton qytetarët të dalin në votime

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, nga radhët e LDK-së Agim Veliu, ka votuar bashkë me familjen e tij në një nga qendrat e votimit në këtë komunë.

Lajme

19/11/2017 11:04

Veliu pret dalje të madhe të qytetarëve për të votuar.

“Pres që qytetarët të dalin të votojnë, të përcaktojnë se kë dojnë për katërvjeçarin e ardhshëm. Pres dalje të madhe të qytetarëve si herën e kaluar. Ky proces është më i lehtë më i qetë dhe të përfundoj më shpejtë” ka thënë Veliu.