Afërdita ia mëson shqipen të fejuarit çek, ja si e quan ai

Modelja Afërdita Dreshaj ka qenë kryetemë e medieve rozë javët e fundit.

ShowBiz

14/01/2018 13:39

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me hokeistin çek, Jakub Kindl, shkruan lajmi.net.

Kohë pas kohe, Afërdita është kujdesur për ndjekësit që të sjell imazhe nga çdo detaj i ceremonisë së fejesës.

Jakub duket se tashmë e ka mësuar edhe gjuhën shqipe, saqë të fejuarën e thërret me një fjalë nga gjuha jonë.

Në një fotografi që Afërdita ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, ai i la koment “What a cute ZOG”. /Lajmi.net/