Afaristë nga Zvicra premtojnë një fabrikë plastike në Gjilan

Afaristë nga Zvicra kanë shprehur gatishmëri për të investuar në Komunën e Gjilanit, konkretisht në ndërtimin e një fabrikë për përpunimin e plastikës cilësore për vetura. 

Lajme

08/08/2014 15:15

Ky interesim i helvetikëve ka marrë mbështetjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësuesit të kësaj komunë.

Haziri tha se Gjilani i gëzohet interesimeve të biznesmenëve të fuqishëm nga Evropa, që po shprehin interesim për të investuar në resorë të ndryshëm në këtë komunë.

Këto komente ai i bërë pas një takimi që zhvilloi me biznesmenin e suksesshëm nga Zvicra, Jurg Gehrig nga kompania “Agd Swiss Plastic”.

Haziri tha se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj nga Evropa e nga e mbarë bota, të cilët dëshirojnë të investojnë këtu, duke pasur bashkëpunim të shkëlqyer.

Nga ana e tij, biznesmeni i suksesshëm nga shteti helvetik Jurg Gehring falënderoi kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa është shprehur se ka ardhur në Gjilan për të parë mundësinë për hapjen e një fabrike për prodhimit plastikës cilësore, kryesisht për vetura.

Haziri e garantoi biznesmenin Gehrig se Komuna do të ofrojë lehtësira në politikën fiskale, derisa ky i fundit është shprehur se është  befasuar për të mirë me pritjen dhe mundësinë që i është ofruar për të operuar në Gjilan. /rajonipress/