Aeroplani më i madh në botë do të nisë fluturimet vitin e ardhshëm

Aeroplani më i madh në botë do të bëjë fluturimin e parë vitin e ardhshëm. Mjeti fluturues me emrin Stratolaunch Carrier po ndërtohet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të ketë një hapje krahësh prej 117 metrash.

Auto & Tek

04/08/2015 11:51

Nëse ky aeroplan do të ulej në mesin e një fushe futbolli, krahët e tij do të shkonin nga porta në portë, shkruan topchannel.

Ky mjet është ide e bashkëthemeluesve të Microsoft-it, Paul Allen dhe Burt Rutan. Funksioni i tij do të jetë për transport satelitësh me peshë mbi 6100 kg.