Edi Rama zbulon prejardhjen e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar prejardhjen e tij në një emision televiziv.

Lajme

08/11/2018 23:02

I ftuar në ”Real Story”, kryeministri Edi Rama foli edhe për origjinën e tij, pasi u ngacmua nga gazetarët për “dashurinë” e tij me mirditorët, nisur nga fakti se Sandër Lleshi është nga Mirdita por edhe Arta Marku e Donika Prela.

“Edhe unë jam me origjinë gjysmë nga Mirdita. Sepse nëna ime me të vërtetë është nga Vunoi por janë mirditorë të ardhur në Vuno. Mbiemri është Kolë-Leka. Pra është si Ndre-Nika. Apo Gjik-Nuri. Origjina ime nga nëna është nga Oroshi”, tha Rama.