Adoleshentët i japin drogë, e djegin dhe e lënë për të ngordhur qenin (Foto)

Një qen i vogël një vjeçar i racës ‘Chihuahua’ i ka shpëtuar veprimeve brutale dhe të tmerrshme të disa adoleshentëve të cilët e vodhën atë nga shtëpia e tij.

Fun

26/11/2015 18:45

Hetuesit thanë se qeni ishte shqelmuar, grushtuar, ushqyer me drogë, djegur dhe thyer në qafë para se të zbulohej nga policia.

Inspektori i policisë në Karolinë të SHBA-së deklaroi:

“Ky ishte rasti më shqetësues me të cilin jam marrë ndonjëherë. Chunky është gjetur me një këmbë dhe qafë të thyer, me djegie në fytyrë dhe sy. Ai duket se ka vuajtur për orë të tëra nga një torturë e pakuptimit që u krye nga disa djem”.

Chunky2

Chunky u gjet përfundimisht në plehra pranë një rruge të zënë në Margate gjatë mbrëmjes së kaluar. Lëndimet e tij ishin aq të rënda sa që edhe pas kujdesit të lartë veterinar dhe mjekimit ai vazhdoi t’i vuaj dhimbet e tij për të paktën gjashtë tjera, transmeton lajmi.net.

Ai tani është shëruar komplet dhe i është kthyer familjes së tij.