Adnani e bën edhe një vepër humane, ia ndërton shtëpinë familjes Ademi nga Podujeva (Video)

Humanisti nga Peja, Adnan Hyseni vazhdon të jetë aktiv duke ndihmuar familje të varfra gjithandej Kosovës.

Lajme

09/03/2017 15:35

Sot, Hyseni ka qëndruar në Podujevë, ku Bajram Ademit ia ka treguar planin për ndërtimin e shtëpisë së re.

“Edhe një shtëpi nga iniciativat e mia humane fal mbështetjes dhe besimi të shqiptarëve tek unë. Allahu i Madhërishëm ua shpërbleftë. Në këto momente jam në Podujevë te Bajram Ademi, te toka ku do ia ndërtojmë shtëpinë e re për familjen Ademi. Kësaj familje i ka vdekur 4 vajza dhe dy djem nga sëmundjet e ndryshme dhe nga pamundësi për shërim”, ka shkruar Hyseni.

Deri me tash, Adnan Hyseni ka ndihmuar familje edhe në Skenderaj, Pejë, Istog, Podujevë… etj, etj. /Lajmi.net/