Dështon përpjekja e opozitës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Partitë opozitare kanë dështuar në tentimin e tyre të parë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Lajme

22/11/2018 17:10

Pavarësisht se në sallë ishin mbi 60 deputetë, por votuan vetëm 37 deputetë, dhe në këtë mënyrë nuk u miratua rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kërkohej dorëheqja e Qeverisë Haradinaj si dhe ndërprerjen e çdo përpjekje që konteston shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, raporton lajmi.net.

Për këtë debat 36 deputetë votuan pro, 1 deputet abstenoi dhe asnjë nuk ishte kundër.

Me këtë rast kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ndërpreu edhe seancën e jashtëzakonshme për dështimet e politikës së jashtme të Kosovës.

Po ashtu në këtë seancë, deputetët kërkuan edhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Jashme, Behgjet Pacolli. /Lajmi.net/