Adem Mikullovci tregon përse iu bashkua Vetëvendosjes

Artisti i madh i Kosovës, Adem Mikullovci, ka thënë se arsye përse iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, është ndjenja e keqe që pushtetet e kaluara ja kanë dhënë.

Lajme

25/05/2017 21:20

Mikullovci pohoi se ndjenë apati e frikë, prandaj do që duke u angazhuar në Vetëvendosje ta ndryshojë këtë kurs në të cilin gjendet Kosova.

“Zhgënjimi, neveria, gërditja, frika, më kanë detyruar që të angazhohem politikisht. Prandaj do të mundohem ta japë një kontribut sa do të vogël, një pikë uji në det”, ka thënë ai në në Magazinën Zgjedhore.