Abrashi shpërndan marrëveshje të reja punësimi

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka vizituar sot Zyrën e Punësimit në Prishtinë.

Lajme

06/07/2017 15:27

Ai me këtë rast ka shpërndarë marrëveshjet e punësimit për të rinjtë e regjionit të Prishtinës, në kuadër të projektit “Promovimi i Punësimit për të Rinj”.

Abrashi u ka dëshiruar sukses të rinjve duke potencuar se kjo iniciativë e MPMS-së me bizneset është treguar e suksesshme dhe me interes të dyanshëm.

Ai ka theksuar se  MPMS do të vazhdojë edhe më tutje promovimin e punësimit në sektorin privat edhe në të ardhmen. Projekti është i ndarë në dy skema: skema e praktikës në punë dhe skema e subvencionimit të pagave.

Ky projekt është realizuar mes MPMS-së (Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës) dhe Asociacionit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëta.