Abdixhiku reagon ndaj Haradinajt, pasi e quajti prokurorin Elezaj “hajn dhe pishpirik”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Haradinaj i cili akuzoi ish-prokurorin Elez Blakaj që kinse gjatë luftës ka ikur në Bllacë.

Lajme

20/08/2018 22:32

Abdixhiku ka thënë se kjo logjika e kapjes, duke ironizuar ka thënë se:“Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra – tē gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar – ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni”, ka thënë ai.

Shkrimi i plotë i Abdixhikut:

LOGJIKA E KAPJES:Ju që keni ikur në Bllacë, fëmijë, pleq, gra e burra – tē gjithë ju 1 milionë shqiptarë të maltretuar e dëbuar – ju nuk keni të drejtë në këtë shtet. Ky shtet është veçse i yni!

Ju nuk keni të drejtë as të hetoni hajnitë, as të kërkoni drejtësi, as të vëni në pyetje krimet e mashtrimet. S’guxoni të bëni një gjë të tillë.

Ju nuk keni të drejtë të shkolloheni e bëheni një ditë prokurorë, as të edukoheni për gjyqtarë; ju keni të drejtë veç të paguani taksa – të cilat ua marrim më vonë. Herë 40 e herë 50 milionë.#mjeri

Ndryshe Kryeministri Haradina e ka quajtur hajn dhe pishpirik, që nuk mund të vlerësojë numrin e veteranëve, meqë ka ikur në Bllacë e Stankovec.

Ai nuk e ka pranuar se deklaratat e tij janë presion publik për këdo që mund të merret me këtë lëndë në të ardhmen, por ka bërë thirrje që të vërtetohet nëse ka pasur mashtrime.