Abdixhiku: Kosova nuk e ka imazhin që e ka pasur dikur – Lajmi.net
Abdixhiku: Kosova nuk e ka imazhin që e ka pasur dikur
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 21:13, 14 February 2018
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka theksuar se Kosova ka dështuar në arenën ndërkombëtare, duke e humbur imazhin që e ka pasur dikur.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se vendi ynë nuk i ka rrugët e hapura sikurse më parë në arenën ndërkombëtare.

“Në anën e brendshme kemi dështuar tërësisht, në ato fusha që kemi pasur qasje të plotë, si: shëndetësia, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Një Kosovë në 10 vjetorin e saj, do të duhej të ishte më e drejtë më e shëndetshme dhe më e edukuar. Do të duhej të ishte më e hapur ndaj faktorit ndërkombëtar. Me ngjarjet e fundit e kemi arritur pikën më të ulët të relacioneve me ndërkombëtarët”, ka shtuar Abdixhiku.

Fjalët kyçe: Abdixhiku, Imazhi, Kosova

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble