Arrestohet për ryshfet një zyrtar i burgut të Dubravës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet për përfshirje në veprat penale ‘marrje ryshfeti dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Lajme

15/11/2018 16:17

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore sot ka arrestuar M.A, i lindur më 1985, shkruan lajmi.net

Sipas Policisë, i dyshuari, me pozitë pune zyrtar në Zyrën për Lirim me Kusht në Burgun e Dubravës, dyshohet  se ka marre ryshfet me qëllimin që për një person të burgosur të bëjë rekomandim për lirim me kusht.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh. /Lajmi.net/