AAK – Qeverisë: Urgjent ndaleni seancën, nuk e lejojmë mbajtjen e saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar urgjent nga pozita që të ndalojë mbajtjen e seancësn, pasi siç thonë ata çdo eskalim i mundshëm i situatës do të jetë përgjegjësi e tyre.

Lajme

23/10/2015 16:07

Ky subjekt thotë se e ka konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasdites,  dhe theksojnë se u kanë bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet.

“E kemi konsideruar krejtësisht të panevojshme thirrjen e seancës së Parlamentit për sot dhe në orët e vonshme të pasditës,  dhe u kemi bërë thirrje autoriteteve të shtetit që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kjo seancë të mos mbahet. Mirëpo ato nuk kanë dashur t’i përfillin kërkesat e opozitës dhe arsyetimin se nuk ka kushte për mbajtjen e seancave të reja”, thuhet në njoftim, raporton lajmi.net.

“Në një situatë të tillë, Opozita nuk ka pasur rrugëdalje tjetër përpos që të përdorë mjetë të pazakonshme për pengimin e kësaj seance”

“Edhe njëherë u bëjmë thirrje të gjithë atyre kanë urdhëruar mbajtjen e seancës, që të tërhiqen nga një veprim i tillë krejtësisht i paarsyeshëm, dhe ta përfillin kërkesën e Opozitës dhe të Shoqërisë Civile për shtyerjen e seancave të reja”, thuhet më tej.

Ndryshe, sipas tyre, çdo eskalim i situatës në Kuvend ose jasht tij, është përgjegjësi e atyre që kanë dhënë urdhër që të mbahet séance e sotme./lajmi.net