AAK: Qeveria dëshpëroi qytetarët, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në konferencën e fundit për këtë vit kanë kritikuar qeverisjen e Isa Mustafës, e njëkohësisht kanë lëvduar veten se me veprimet e tyre opozitare kanë ndaluar marrëveshjet, siç kanë deklaruar ata “të dëmshme për Kosovën”.

Lajme

29/12/2015 13:51

Ardian Gjini nga AAK, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë ndarë të zhgënjyer nga dështime e Qeverisë, sidomos me mos liberalizmin e vizave dhe mos anëtarësimin në UNESCO.

“AAK ka shpresuar që në këtë vit qytetarët dhe Kosova të ketë dy lajme të mira, atë të liberalizimit të vizave si dhe anëtar të UNESCO-s apo ta kemi kodin telefonik po për shkak të qeverisë së keqe në këtë fundvit e ka shumë të vështire që të dal dhe të jap një lajm të mirë”, tha Ardian Gjini nga kjo parti.

Sipas tij lajm i mirë është vetëm vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por sipas Gjinit edhe kjo situatë do të duhej të ishte pozitive, e cila po përcillet me një diskurs të gabuar të Qeverisë.

Sipas Gjinit, kjo qeveri nuk ka dështuar vetëm në çështjet e mëdha kombëtare me atë të Asociacionit dhe Demarkacionit por këta kanë dështuar edhe me Brezovicën, kanë dështuar me liberalizim, me ushtrinë dhe me kodin telefonik.

Ata kanë thënë se ka rritje ekonomike prej 3 përqind por as kjo nuk është e vërtetë.
Sipas Gjinit e ka nisur punën me një eks od masiv dhe sipas gjithë gjasave ka qenë depresioni që ka shkaktuar kjo qeveri.

Sipas tij Aleanca është e bindur që Mustafa nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe se nuk ka kredibilitet për këtë e gjithashtu për këtë ka dështuar edhe Hashim Thaçi.
Ndërsa nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi kjo Qeveri që nga pas lufta është Qeveria më e korruptuar dhe kjo Qeveri ka dështuar në qeverisjen e vendit.

“Gjendja që nga paslufta nuk ka qenë më e rëndë dhe për ta kthyer një shpresë për qytetarët dhe për vendin tonë vendi ynë duhet të shkoj në zgjedhje”, tha Isufi.