AAK-ja i vlerëson zgjedhjet të qeta e pa probleme të mëdha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se gjatë procesit të votimit ka pasur disa parregullsi të vogla, siç janë votimet familjare dhe paraqitja e posterëve e materialeve propagandues afër qendrave të votimeve. Megjithatë, thonë se këto nuk dëmtojnë procesin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Lajme

08/06/2014 18:43

Kështu tha në një konferencë për media zëdhënësi i këtij subjekti, Ilir Murtezi.

Ai tha se AAK po përcjell me vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimet nëpër komunat e Kosovës dhe se fton gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë sa më shumë në këto zgjedhje.

“AAK kërkon me theks të veçantë nga gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre, pra të dalin e të votojnë…Ka parregullsi të vogla që kanë të bëjë me votimet familjare, me posterë e material propagandistik afër qendrave të votimit dhe për gjitha këto do të flasim pas mbylljes së vendvotimeve”, ka thënë ai, raporton KP.

Ai shtoi se pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të dalë me konferenca tjera.