A shkaktojnë varjen e gjinjve sytjenat, e tregon përfundimisht studimi 15-vjeçar

“Gjinj nuk fitojnë asnjë dobi nga mohimi i gravitetit”, thotë Jean-Denis Rouillon, një ekspert i shkencave sportive nga Universiteti i Besançonit në Francë.

Lifestyle

21/05/2018 18:10

“Përkundrazi, ata fillojnë të varen nga sytjenat,” deklaron më tutje ai, transmeton Gazeta Shneta.

Rouillon udhëhoqi një studim në të cilin ai me kujdes matur ndryshimet në tiparet e gjirit të qindra grave gjatë një periudhe 15-vjeçare.

Gratë që nuk kishin vendosur sytjena kishin thimtha mesatarisht 7 milimetra më lart çdo vit sesa ato që vishnin sytjena rregullisht.

Gjinjtë e tyre ishin edhe më të fortë në këtë aspekt, sipas studimit.

Rouillon dhe ekipi i tij kërkimor besojnë se veshja e sytjena pengon rritjen e indit të gjirit, gjë që çon në përkeqësimin e muskujve që mbështesin gjinjtë.

Një vullnetare, grua 28-vjeçare e quajtur Capucine, tha se nuk ka vendosur sytjena tash e dy vjet. Ajo i tha “France Info” se kjo gjë e ka ndihmuar atë të marrë frymë më lirshëm, të qëndrojë më drejt dhe të ketë më pak dhimbje shpine.

Ndërprerja e vendosjes së sytjenave në moshë të hershme do t’i shmangte problemet e përmendura nga Capucine, sipas saj.