A po i ndanë rrugët Ramush Haradinaj me Vetëvendosjen dhe Nismën?

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, theu unitetin e bllokut opozitar VV-AAK-Nisma, kur vendosi të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga. Kjo bëri që para dhe pas takimit të ketë fërkime të lehta në mes të VV-së dhe AAK-së, por jo deri në atë masë sa të deklarohej përçarja e bllokut.

Lajme

11/02/2016 13:47

Megjithatë, nga ajo ditë, fare pak, për të mos thënë fare, kemi parë përfaqësues nga këto parti të kenë takime apo aktivitete të përbashkëta, raporton lajmi.net.

Edhe sot, Ramush Haradinaj, ka preferuar që aktivitetin politik ta bëjë ndaras nga blloku.

Derisa kryetarët e VV-së dhe Nismës do të merren me aktivitete opozitare në Prishtinë, lideri i AAK-së ka zgjedhur që të takohet me rininë e komunës së Pejës, dhe më pas me qytetarë të Qyshkur dhe Vitomiricës.

Në një njoftim dërguar medave nga AAK, thuhet se Ymeri e Limaj nuk do të marrin pjesë në tëkimin e paraparë të mbahet me rininë e komunës së Pejës. Dhe kjo sipas tyre, për shkak të angazhimeve që ka opozita. /lajmi.net