A na bën Facebook budalla? Ja çfarë thotë ky studim

Nëse e keni gjetur këtë artikull në Facebook, atëherë na vjen keq por minutat e fundit që i keni kaluar ju kanë bërë më budalla...

Fun

11/01/2016 10:06

Nejse, kjo është pak e ekzagjeruar, megjithatë një studim i fundit thotë që rrjetet sociale mund të ua ulin nivelin e inteligjencës për shkak të ‘konfirmimit të paragjykimit’, raporton lajmi.net.

‘Konfirmimi i paragjykimit’ është një tendencë e jona që na bën të kërkojmë mbështetje dhe validitet në besimet tona – edhe nga informacionet e keqinterpretuara – në vend se të konsiderojmë mundësi alternative, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ky studim i ri sugjeron që për shkak të Facebook, ‘konfirmimi i paragjykimit’ mund të bëjë që informatat e gabuara të shpërndahen me shpejtësi (p.sh., statistika jokorrekte politike që i riafirmojnë besimet, ose edhe teoritë konspirative).

Studimi i bërë gjatë viteve 2010-2014, i ka analizuar sjelljet e përdoruesve të Facebook.

Gjatë këtyre viteve, studimi kishte analizuar sesi teoritë konspirative, lajmet e reja të shkencës, si dhe ‘hajgaret’ ishin shpërndarë aq shpejtë në Facebook.

Studimi ka zbuluar se përdoruesit e Facebook zgjidhnin të shpërndanin artikuj që përmbanin ideja që këta i pranonin, ndërsa i injoronin ato që këta si pranonin – gjë e cila ka kuptim, transmeton lajmi.net.

Prandaj, si na bën kjo më budalla?

Përderisa ne nuk jemi duke kërkuar pikëpamje dhe mendime ndryshe nga tonat, atëherë ne me qëllim jemi duke e rrethuar vetën vetëm me pikëpamje që ne i përkrahim – dhe kështu ne nuk jemi duke mësuar gjëra të reja, por jemi duke u bërë më budalla. /lajmi.net