A mund ta detyrosh vetën që të biesh në dashuri?

A do ta provonit ju këtë me një shok/shoqe? Këta dy miq vendosën që ta zbulojnë se a mundet njeriu të dashurohet me forcë në dikë përmes një eksperimenti 40 ditësh.

Lifestyle

08/02/2015 18:53

Njihuni me dizajnerët grafik Jessica Walsh dhe Timothy Goodman. Ata janë shokë që një kohë të gjatë por kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ata gjithashtu kanë edhe dallime mes veti, kuptohet, sidomos kur është fjala për të dalë me dikë.

Jessica është një vajzë romantike e cila dëshiron një marrëdhënie serioze dhe të gjatë, përderisa Tim preferon për të ndjekur vajza dhe për të dalë me to në çdo rast, transmeton Lajmi.net.

Kështu që çfarë do të ndodhte nëse dy shokë shumë të mirë me perspektiva të ndryshme për dashurinë do të provonin që të dilnin së bashku si një çift? Vitin e kaluar, Jessica dhe Tim vendosën që ta gjejnë këtë duke e bërë një eksperiment.

Në mënyrë që të largojnë frikën e tyre Tim dhe Jessica do të provojnë marrëdhënien për 40 ditët e ardhshme. A munden ata që ta bëjnë njëri-tjetrin që të bien në dashuri? A do ta dëmtojnë ata miqësinë e tyre?

Këtu janë rregullat që ata përdorën për eksperimentin:
1. Ata do ta shihnin njëri-tjetrin çdo ditë për 40 ditë.
2. Ata do të kenë dashuri të paktën tre herë në javë.
3. Ata do të takojnë një terapist të çifteve një herë në javë.
4. Ata do të shkojnë në një udhëtim gjatë vikendit së bashku.
5. Ata do t’i plotësonin pyetësorët dhe dokumentet e tjera çdo ditë.
6. Ata nuk do të takoheshin, të dilnin apo të kishin seks me dikë tjetër.

Ata kishin për ta duruar njëri-tjetrin për 40 ditë pa marrë parasysh çfarë. Edhe nëse kishte gjëra të tjera të përfshira, transmeton Lajmi.net.


Në ditën e 33-të, Jessica dhe Tim i mbajtën dorën njëri-tjetrit për gjatë gjithë ditës. Duke mos e lëshuar asnjëherë.

Kështu çfarë ndodhi pas 40 ditëve? A ranë në dashuri dy shokët?

Tim dhe Jessica më pas e pranuan se kishin krijuar ndjenja të vërteta për njëri-tjetrin gjatë eksperimentit. Tim nuk ia shprehu asnjëherë dashurinë Jessica-s, dhe sidoqoftë, ata përfunduan duke u ndarë.

Jessica tha se eksperimenti i kishte ndihmuar asaj që ta gjejë njeriun e vërtetë më lehtë. Dhe çuditërisht, ajo e gjeti dashurinë e jetës së saj vetëm pak muaj më vonë dhe u martua me të dy javë më herët.

Pas gjithë kësaj Jessica dhe Tim mbesin ende shokë të mirë.