A ka siguri të dobët Samsung Galaxy S8? (Video)

Do të duhej të ishte celulari më i mirë deri më tani i Samsung, por Galaxy S8 veçse ka filluar t’i shqetësojë përdoruesit e Android.

Auto & Tek

01/04/2017 13:28

Një rishikues i celularëve ka zbuluar një mangësi në veçorinë e njohjes së fytyrës që S8 e ka, veçori kjo që i lejon përdoruesit ta hapin celularin duke shikuar në kamerën e përparme të tij.

Por, u gjet se kjo teknologji mund të thyhet lehtë duke mbajtur një fotografi të shfaqur në një celular tjetër – në vend të fytyrës reale të përdoruesit, transmeton Gazeta Express.

Njohja e fytyrës në celular duket se është e dobët, pasi me vetëm një fotografi të përdoruesit të celularit të drejtuar nga kamera e tij, celulari mund të hapet shumë lehtë.

Një video që e demonstron këtë mund ta shihni më poshtë: