A gaboi Haradinaj që priti në Qeveri Radoiçiqin, flasin analistët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të enjten, në zyrën e tij ka pritur përfaqësues të Listës Serbe.

Lajme

14/07/2018 19:45

Së bashku me Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në takim ishte dhe nënkryetari i këtij subjekti, Milan Radoiçiq.

Më shumë se tema e takimit, që u tha se ishte bashkëpunimi dhe zhvillimi ekonomik, prezenca e Milan Radoiçiqit në këtë takim ishte më e përfolura.

Kjo pasi nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, konsiderohet një person i dyshimtë i lidhur më krimin e organizuar në veri të Mitrovicës, pjesë kjo e cila që nga pas lufta nuk kontrollohet nga institucionet e Kosovës.

Por, për analistët kryeministri Haradinaj i cili me Radoiçiq ka raporte shoqërore është dashur që ta shmangë këtë takim, pikërisht për dyshimet që lidhen ndaj tij.

Imer Mushkolaj analist politik, thotë se kryeministri Haradinaj është dashur të shmangë takimit më të, pikërisht për dyshimet që rëndojnë ndaj tij.

Ai për lajmi.net ka thënë se Haradinaj mund ta ketë mik Radoiçiqin, por kjo nuk ia jep të drejtën atij që një person më dyshime të tilla ta pres në zyrën e kryeministrit.

“Kryeministri është dashur gjithqysh me shmangë këtë takim, mbi Radoiçiqin ekzistojnë dyshime për vepra të ndryshme, kontrabandë, krim të organizuar dhe ka pas akuza publike për mundësinë që të ketë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Në vend se ta pretë në zyrë kryeministri është dashur të bëjë thirrje tek organet përgjegjëse që ta hetojnë, që të zbardhet e vërteta dhe tek atëherë ta pres në zyrë”, është shprehur Mushkolaj.

Në takimin tek kryeministri, Radoiçiq edhe pse në shoqërimin e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, ishte ulur në ‘krye të vendit’. E sipas Mushkolajt kjo tregon Radoiçiq jo vetëm që vendosë për Listën Serbe, por edhe për shumë gjëra në veri.

Ndërsa, politologu Belul Beqaj thotë se në vend të paragjykimeve për individë të caktuar duhet ngritur kapacitete në drejtësi që të merren më veprat e tyre.

“Numri i atyre që mendojnë se dallimi  mes kryeministrit dhe nënkryetarit të Listës serbe nuk  është i vogël. Por,  derisa, cila do drejtësi, nuk merret  me të”bëmat “ e tyre  nuk  është mirë të paragjykohen nga kushdo çoftë.  Në vend të paragjykimit duhet të ngritën kapacitetet e drejtësisë të cilat personat e tillë i kanë lëshuar nga sita e drejtësisë.  Por, shteti  i  Kosovës , mjerisht  shtyllën e drejtësisë e ka më të dëmtuarën prandaj edhe kemi në pushtet inidivdë të tillë , të cilët sikur të kishim drejtësi të mirëfilltë do të ishin prapa grillave  e jo  të shndërrohen në politikbrës me ndikim të rëndësishëm”, është shprehur Beqaj për lajmi.net

Haradinaj i pyetur për takimin më Radoiçiq ka thënë se ata janë takuar ku kanë folur për bashkëpunim mes institucioneve.

Këtë takim e ka komentuar edhe presidenti Hashim Thaçi. Ai i pyetur nga gazetarët ka thënë se nuk do të takonte njerëz që kanë probleme me ligjin.

Lista Serbe e cila ka qenë në koalicion qeverisës, por që ishte larguar pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës./Lajmi.net/