A e dini se çfarë përmban yndyra e tigrit dhe për çka përdoret?

Sigurisht që nga largësia mund ta njihni erën e saj intensive e cila në moment pastron sinuset. Por a e dini se çfarë përmban ajo?

Lifestyle

23/03/2017 20:14

Yndyrën e tigrit, një balsam klasik për dhimbjet, për herë të parë e ka bërë një herbalist kinez në vitin 1870. E kanë komercializuar bijtë e tij dhe që nga ajo kohë është shitur në mbarë botën.

Kjo yndyrë premton lehtësimin e dhimbjeve dhe këtë e konfirmojnë shumë atletë profesionistë, meqë masazha energjike në vendet e dhimbjes me të vërtetë ndihmon, sidomos tek enjtjet në lëkurë dhe dëmtime të ngjashme.

Ndryshe nga barnat që mirren nëpërmjet gojës, të tilla si ibuprofeni dhe aspirina, yndyra e tigrit nuk e sulmon burimin e dhimbjes, por me ndjenjat e buta të nxehtit dhe të ftohtit në lëkurë “maskon” dhimbjen duke e mashtruar trurin. Me fjalë të tjera, duke përdorur këtë balsam, do të mashtroni fundet nervore, por nuk do të hiqni dhimbjen.

Këta janë përbërësit që i japin këto karakteristika të fuqishme:

Kamfuri

Një nga dy përbërësit kryesor aktiv të yndyrës së tigrit që zvogëlon dhimbjen duke aktivizuar sensorin e temperaturës në lëkurën tuaj dhe ju bën të ndjeni të ftohtë. Meqë sistemi nervor mund të përballojë vetëm me një informacion në në një vend, trupi fokusohet në të ftohtin, në vend të dhimbjes.

Mentoli

Faktor tjetër aktiv, mentoli, është në të vërtetë alkool i nxjerrë nga vaji i mentës. Si kamfuri, aktivizon receptorët për të ftohtin, ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe zvogëlon ënjtjen, si një kompresë e ftohtë. Meqë hyn në ndërveprim me receptorët opioid të tjerë, mentoli ka veti analgjetike të vërteta, e jo thjesht maskimin e dhimbjes.

Vaji nana pa mentol

Edhe pse nënprodukt i ekstraktimit të mentës, ky përbërës ende përmban sasi të vogla të alkoolit, por është më i lirë në këtë formë. Veç kësaj, 26 përqind e vajit e bën mentonin (mentol me dy atome hidrogjenit më pak), i cili ndihmon përbërësit e tjerë të depërtojnë në lëkurë.

Vaji i mërsisë, kanella kineze dhe karafili

Edhe këta përbërës janë “magjistarët” neurologjikë. Këto vajra simulojnë ngrohjen dhe të ftohtin.

Parafina vazelinë

Bartësi i të gjithë përbërësve është një përzierje e parafinës dhe vazelinës. Këto janë derivatet të naftës së papërpunuar të përbërë nga zinxhirët e karbonit dhe hidrogjenit. Molekulat e parafinës mbahen së bashku dhe qëndrojnë të forta në temperaturën e dhomës, derisa vazelina lyhet më lehtë. Së bashku, ato formojnë masën gjysmë të ngurtë e cila zbutet në temperaturën e trupit, dhe siguron një lehtësim shumë të nevojshëm./GazetaExpress