A e dini sa milionë euro do të fitojë Malaga, nëse e mposht Realin sonte?

Malaga duhet të luftojë për fitore sonte.

Sport

21/05/2017 13:47

Në rast se Real Madridi e fiton titullin kampion, Malaga do të fitojë 1 milionë euro, për shkak të klauzolës në shitjen e Iscos vite më parë te Reali.

Mirëpo, nëse Malaga mund Realin, do të fitojë 1.7 milionë euro, përcjellë “Lajmi.net”.

“Marca” e ka bërë një analizë interesante, duke treguar se sa do të përfitojë klubi nga të drejtat televizive në vitin e ardhshëm, që është në varësi të rezultateve.

Kujtojmë që Malaga-Real Madrid fillon në ora 20:00. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6