A e dini pse dritat e urgjencës janë të kuqe dhe të kaltëra – Lajmi.net
A e dini pse dritat e urgjencës janë të kuqe dhe të kaltëra
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 19:03, 16 February 2017
Ngjyra e kaltër e domosdoshme në komunikacion

Ju ka ndodh kur keni qenë në komunikacion, papritmas keni parë ndonjë automjet duke sinjalizuar me drita pas veturës tuaj. Menjëherë e pranoni këtë lloj sinjalizimi se pas jush është ndonjë automjet emergjentë qoftë ambulanca, zjarrëfikësit apo policia. Me anë të këtij sinjalizimi ju duhet të tërhiqeni në skaj të rrugës, në mënyrë që vetura të ketë mundësi të kalojë më shpejt.

Por, a e dini pse pikërisht këto dy ngjyra (e kuqe dhe e kaltër) përdorën për të bartur këtë mesazh në komunikacion?!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, makinat e hershme të policisë kishin vetëm një dritë të kuqe, të vendosur në pjesën e përparme të makinës. Mirëpo, kjo zgjedhje nuk e barte mesazhin e duhur te pjesëmarrësit e tjerë të komunikacionit, pasi që në SHBA e kuqja paralajmëronte ndalimin e mënjëhershëm të veturës, shkruan rtv21.tv.

Por, me kalimin e kohës makina e plicisë dhe mjetet e tjera emergjente filluan të përdornin edhe ngjyrën e kaltër si dritë sinjalizuese.

Dritat e kuqe në trafik janë të lidhura me ndalesat dhe ka shumë të tilla qoftë dritat e semaforit apo edhe dritat e pasme të veturave, kështu drita e kaltër u fut si ndihmesë për t’u vërejtu më mirë.

Disa studime tregojnë se dritat e kuqe mund të jetë më e dukshme gjatë ditës, ndërsa dritat e kaltëra mund të jenë më të dukshme gjatë natës.

Megjithatë, së fundi disa ekspertë besojnë se duke përdorur dritën e kuqe dhe të kaltër lehtëson problemet që lidhen me shoferët të cilët janë daltonistë. Njerëzit të cilët kanë vështirësi për të parë të kuqen shpesh nuk kanë vështirësi ta shohin të kaltrën dhe anasjelltas. Prandaj, duke përdorur këto dy ngjyra ndihmon për t’i njoftuar të gjithë shoferët edhe ata daltonistë./21Media

Fjalët kyçe: Dritat, Emergjenca

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool