A doni të dukeni më sensuale? Provoni këto strategji – Lajmi.net
A doni të dukeni më sensuale? Provoni këto strategji
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 22:10, 18 November 2017
Vetëm të qenit e bukur nuk mjafton: guxoni me diçka më pikante dhe do të bëheni e parezistueshme

Jeni të lodhur nga pamja juaj dhe doni të jeni më joshëse? Lajmi i mirë është se misioni është i mundur: të tregohesh më shumë sexy është një art që mësohet dhe që mund ta vendosësh në zbatim sipas kënaqësisë tënde, në varësi të situatës dhe njerëzve me të cilët duam të kemi raporte. Lajmi i keq është se nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjen e veshjeve më agresive, por për të hyrë në një humor të brendshëm për të zotëruar pa hezitim dhe pa rënë në tepri, për të mos u dukur pa shije apo vulgare. Le të shohim disa strategji.

FJALA E DUHUR: Vetëbesim: është premisa e domosdoshme: i lini pas të gjitha besimet disfatiste dhe dilni nga kafazet tuaja mendore. Nëse nuk je ti e para që beson në veten tënde, kurrë nuk mundesh t’i bindësh të tjerët. Shikohesh në pasqyrë dhe ka diçka që nuk të pëlqen? Në vend se të rrish të qash, bëj diçka për t’u përmirësuar: rregullo peshën, shko në palestër në mënyrë që trupi t’iu bëhet më i tonifikuar, i hidhni syzet kolegjiale dhe i zëvendësoni me një kornizë më trendi, ose kaloni në lentet e kontaktit. Dhe veçanërisht mësoni ta doni veten: të gjeni anët më të mira të fizikut tuaj, por edhe të karakterit, dhe të mësoni se si t’i vlerësoni ato.

BËHU FEMËRORE: Kujdes: të jesh femërore nuk do të thotë të jesh e pështirë. Mësohuni të buzëqeshni kur flisni me një person, e shikoni drejt e në sy, dhe lëreni fytyrën tuaj të shkëlqejë. Buzëqeshja është ngjitëse dhe transmeton përshtypjen e një personi të qetë dhe të sigurt. Mësoni se si të lëvizni me hijeshi, jo e shkujdesur, me gjeste të matura dhe të përshtatshme për situata të caktuara. Mësoni si të ecni në takë të lartë dhe të mësohuni t’i vishni me një frekuencë të caktuar (megjithatë, herët e para mbani në çantë këpucë të rehatshme, nëse iu dhembin këmbët).

IMAGJINOJENI VETEN SEXY – Siç e thamë që në fillim të jesh joshëse mbi të gjitha është një çështje kohe. Imagjinoni veten në këmbët e një rockstari dhe jo të një mjeshtri të bukur: të qenit sexy nuk është aspak sinonim me të qenit e bukur. Sigurisht që nuk keni nevojë të ktheheni në një mbretëreshë të errët, por ju duhet të thyeni ndonjë model. Për shembull, zgjidhni një pjesë të trupit tuaj që ju pëlqen dhe vlerësojeni me një veshje të përshtatshme, edhe duke guxuar pak. Nëse keni gjoks të bukur, braktisini trikot e mbuluara dhe vishni një bluzë me jakë të hapur. Dhe nëse keni krahë të tonifikuar i vini në pah me një fustan pa mëngë. Nëse keni këmbë të holla, minifundet duhet të bëhen miqtë tuaj më të mirë, ndoshta me një palë çizme cuissard. Mos e teproni që të bini në vulgaritet, por mos kini frikë ta tregoni pak trupin tuaj: zgjidhni veshjen tuaj të nxehtë dhe fokusohuni në atë. I vishni me krenari dhe pa drojë: e rëndësishme është që të jeni sa më rehat.

TRUK DHE PARUKE: Flokët e thinjur dhe fytyra “natyrale” nuk janë aspak joshëse sidomos nëse nuk keni  as lëkurë prej porcelani apo kaçurrela engjëllore. Edhe make up nud, i cili është shumë në modë këtë vit, është rezultat i kozmetikës. Pra edhe një herë, ndryshimi ka të bëjë me qenit seksi dhe jo e hijshme. Për të marrë rezultatin ju nevojitet një prerje e mirë e flokëve, me një formë që i përshtatet fytyrës tuaj dhe që tregon personalitetin, një ngjyrë të modës (të paktën herë pas here duke lënë ngjyrën e bërë vetë dhe duke shkuar tek një parukiere e mirë), dhe një make up të kuruar. U thoni po remelit dhe penelit dhe jo buzëkuqëve që iu nxjerrin të zbehtë. Vjeshta 2017 është sezoni i të kuqes, ngjyrës së pasionit: merrni ndonjë veshje të kuqe ose të paktën ndonjë buzëkuq të kuq. Dhe nëse ngjyra e zjarrit të duket e tepërt, provoni një nuancë më të errët, të tilla si luleshtrydhe apo e kuqja e purpurtë. Mos harroni bizhuteritë: ndiqni trendin e sezonit, zgjidhni me kujdes vëthët, rrathët, qaforet dhe unazat.

GJUHA E TRUPIT – Joshja ka të bëjë me qëndrimin. Kujdes: të qenit sexy nuk do të thotë të jesh agresive apo e çrregullt, përkundrazi është pikërisht e kundërta. Por do të thotë të dish se si të dëgjosh, të jesh në gjendje të lexosh një situatë dhe të sillesh në përputhje me rrethanat. Gjithashtu do të thotë edhe të marrësh iniciativë, kur të jepet rasti. Mund të filloni me një sjellje të duhur: vështro drejt dhe ec gjithmonë me kokën lart. Gjithmonë zotëroje situatën dhe në situatë kritike, mbaj kontrollin dhe mos e humbisni qetësinë, në mënyrë që të mos tregoheni nervoz dhe të pasigurt.

SHMANG TEPRIMET – Le ta kujtojmë edhe një herë: të qenit seksi nuk do të thotë të jesh vulgare. Shpesh kufiri shënohet nga sasia: një veshje hot, për shembull, nuk duhet domosdoshmërisht të shoqërohet nga një make up i rëndë; nëse vë një aksesor të ndritshëm, pjesa tjetër duhet të jetë e thjeshtë; nëse i bën buzët e kuqe, sytë duhet të duken sa më natyralë, që të tërheqin vëmendje buzët. Shmang pasqyrat në publik: sepse jep përshtypjen e të qenit e pasigurt për pamjen tuaj ose anasjelltas që je e dashuruar me veten.

Fjalët kyçe: Femrat, Sensuale

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper