A do të ketë bomba tjera para votimit të Demarkacionit?!

Deri me tash nuk dihet kush qëndron pas këtij aktit e as pas sulmit me anti-tank mbi Kuvendin e Kosovës të enjten e kaluar, transmeton lajmi.net.

Lajme

10/08/2016 10:22

Policia e Kosovës dhe njësitet deminuese, dje  kanë deaktivizuar në mënyrë të kontrolluar një mjet shpërthyes (bombë dore) që ishte vendosur në shtëpinë e kryetarit të komisionit shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha.

Për vendosjen e mjetit shpërthyes në shtëpinë e tij, ka reaguar ashpër Murat Meha. “Sulmi është bërë prej dorës së zgjatur të atyre që tentojnë të na rrezikojnë edhe jetën edhe familjen. Unë s’i kam borxh askujt”, ka thënë Meha.

Deri me tash nuk dihet kush qëndron pas këtij aktit e as pas sulmit me anti-tank mbi Kuvendin e Kosovës të enjten e kaluar, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, sulmi mbi Kuvend dhe bomba në shtëpinë e Mehës mund të asociojë me votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Burime të pakonfirmuara brenda institucioneve të sigurisë kanë thënë për lajmi.net se akte të tilla mund të ketë edhe ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të frikësohen dhe gjërat të marrin drejtim tjetër sa i përket votimit të demarkacionit.

Sulmin mbi Kuvendin e Kosovës e kishin dënuar të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ato opozita, mirëpo, sulmin ndaj shtëpisë së Murat Mehës nuk e kanë dënuar partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma. /Lajmi.net/