A do të ketë apokalips më 28 shtator për shkak të ngjarjes së rrallë hënore?

Një ngjarje e rrallë astrologjike që do të ndodhë më vonë këtë muaj mund të paralajmërojë fundin e botës, të paktën kështu thuhet nga një pastor.

Fun

19/09/2015 11:31

Ky eklips hënor, që është i katërti me radhë në vetëm dy vjet, është i njohur si ‘tetrad’, dhe do të ndodhë më 28 shtator – dhe secili nga ta ka ndodhur në ditët e shenjta hebraike.

Eklipsi do ta bëjë hënën të duket e kuqe – kështu ka marrë edhe emrin ‘hëna e gjakut’ – dhe ngjarja e katërt dhe e fundit do të jetë tetrad-i, që do ta bëjë hënën të duket më e madhe se zakonisht, transmeton Lajmi.net.

Disa të krishterë besojnë se ngjarja qiellore mund të shënojë fillimin e disa ngjarjeve të tmerrshme, të bazuara në një pasazh nga Bibla që thotë: “Dielli do të kthehet në errësirë, dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.”

Frika e tyre është shtuar edhe më shumë për shkak të faktit se të gjitha këto fenomene qiellore kanë ndodhur në ditët e shenjta hebraike, dhe 28 shtatori është gjithashtu ditë e shenjtë për hebrenjtë.

Sipas atyre të cilët po ‘përgatiten’ për apokalipsin, kjo mund të jetë një shenjë e profecisë nga Dhiata e Vjetër, që parashikon fundin e botës, raporton New York Post.

John Hagee, një pastor i krishterë i cili ka shkruar një libër të quajtur “Katër hënat e gjakut: Diçka do të ndryshojë,” tha për Daily Express se hëna e parë e gjakut në këtë tetrad shënoi fillimin e disa ‘ngjarjeve të jashtëzakonshme’ dhe të rëndësishme për botën.

Hagee tha se çdo herë që tetradi ka rënë në ditë të rëndësishme në kalendarin hebraik, ngjarje të rëndësishme fetare kanë ndodhur.

Më 1493, tetradi i parë shënoi dëbimin e hebrenjve nga inkuizicioni katolik spanjoll. E dyta ndodhi në vitin 1949, menjëherë pasi që shteti i Izraelit u themelua dhe më e fundit, më 1967, ndodhi gjatë luftës gjashtë-ditore mes arabëve dhe izraelitëve.

Në librin e tij, Hagee thotë: “Qiejtë janë ekrani i Zotit”. “Ai ka qenë duke na dërguar sinjale në Tokë, dhe ne nuk i kemi marrë ato. Dy hëna të gjakut, më 2014 dhe 2015, janë tregues për disa ngjarje dramatike në Lindje të Mesme dhe, si rezultat, këto ngjarje do ta ndryshojnë gjithë botën.” (Lajmi.net)