A do të jetë ky ekipi i ri i Ancelottit?

Carlo Ancelotti i kërkuar për rikthim në postin e trajnerit pas shkarkimit nga Bayern Munich.

Sport

28/03/2018 09:53

Carlo Ancelotti është kandidati i preferuar i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC) për postin e selektorit të ri.

Italia ka filluar kërkimin për një selektor të ri nga shkarkimi i Giampiero Venturas pas dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Mediat italiane raportojnë se Ancelotti është trajneri i preferuar i FIGC-së, përcjell “lajmi.net”.

Por, ekziston një problem për angazhimin e tij pasi Ancelotti – aktualisht trajner i lirë pas shkarkimit nga Bayern Munich – preferon rikthimin në Premierligë. /Lajmi.net/