A do ta fitojë Cooper çmimin Oscar?

Bradley Cooper është aktori protagonist në filmin “American Sniper” me regji të Clint Eastwood, ku portretizon Chris Kyle, një snajperist i ushtrisë amerikane i konsideruar si më vdekjeprurësi, të cilit zyrtarisht i njihen 160 vrasje, ndërsa jozyrtarisht flitet për 250 vrasje në misionet e tij në Irak.

ShowBiz

16/02/2015 23:08

Filmi ringjalli një debat në publikun amerikan për luftën dhe disa kritikë shkojnë përtej kur thonë se ai ndryshoi këndvështrimin e amerikanëve për luftën.

40-vjeçari Cooper ka qenë katër herë i nominuar për Oskar, por këtë vit shihet si pretendent për ta dërguar trofeun në shtëpi. transmeton topchannel.com

Në të njëjtin sondazh Reese Witherspoon shihet si favorite për çmimin për kategorinë e aktores protagoniste femër, ndërkohë që për meshkujt, pas Cooper, favorizohet Michael Keaton me rolin e tij në filmin “Birdman”. lajmi.net