8 ushqimet që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë

Mëlçia është organi qendror i metabolizmit dhe gjendra më e madhe e trupit tonë që lidhet me aparatin tretës.

Lifestyle

07/04/2017 02:20

Mëlçia ka disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj.); përmban depozitat e hekurit(feritin) dhe të bakrit; Prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Këto dhe shumë funksione të tjera që janë jetësore për të jetuar.

Living ju njeh me 8 ushqimet që pastrojnë dhe detoksikojnë mëlçinë:

1.Perimet jeshile: Perimet me ngjyrë jeshile, ku dominojnë sallata dhe spinaqi rrisin nivelin e klorofilës në traktin intestinal dhe ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat që vijnë nga ambienti, sidomos smogu.

2.Panxhari dhe Karrota: Të dy këto perime janë shumë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, fibra dhe proteina. Ato ndihmojnë dhe stimulojnë në përmirësimin e funksioninimit e përgjithshëm të mëlçisë.

3.Qitro: Qitro bën pjesë në familjen e agrumeve. Fruti që i ngjan portokallit është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë. Nëse konsumohet lëngu i saj, në organizëm rritet prodhimi i enzimave që kryejnë detoksikimin e mëlçisë.

4.Avokado: Kur konsumojmë avokado, organizmi ynë prodhon glutathion, një aminoacid që luan rol antioksidues dhe lufton radikalet e lira. Avokado është gjithashtu e pasur me vajëra vegjetale, të cilat reduktojnë kohën e qëndrimit të kolesterolit në gjak, duke rifreskuar në këtë mënyrë mëlçinë.

5.Drithërat integrale: Këto drithëra duhet të jenë pjesë e çdo regjimi ushqimor. Ato kanë në përmbajtjen e tyre fibra që kontrollojnë punën e aparatit tretës, pastrojnë dhe çlirojnë mëlçinë nga toksinat.

6 Limoni: Lëngu i limonit detoksikon plotësisht mëlçinë. Vitamina C ndikon në transformimin e substancave toksike në përbërës lehtësisht të tretshëm në ujë, që rrjedhimisht dalin nga organizmi.

7.Brokoli dhe lulelakra: Të dyje këto perime kanë në përmbajtjen e tyre klorofilë, që ndihmon më pas në prodhimin e hemoglobinës duke luftuar kështu aneminë. Ato ndihmojnë mëlçinë të çlirohet nga toksinat kancerogjene, duke ulur rrezikun e prekjes nga tumori.

8.Shpargujt: Shpargujt janë të pasur me aminoacide dhe kripëra minerale. Luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë, sidomos në rastet e abuzimit me alkoolin. Vlerat e tyre kurative njihen gjithashtu edhe në mirëfunksionimin e zemrës dhe sistemit nervor.