8 aeroportet më të ngarkuara në botë, gjatë vitit 2015 |FOTO|

Edhe pse shifrat gjatë këtij viti tregojnë se këto aeroporte kanë qenë jashtëzakonisht të ngarkuara, parashikimet e ekspertëve të aviacionit thonë se ato do të vazhdojnë të rriten edhe më shumë. /lajmi.net

Lajme

17/08/2015 11:31

8.Aeroporti ‘Çarl de Gole’  Paris
Numri i pasagjerëve: 63.8 milionë
I emërtuar pas gjeneralit dhe presidenti francez, ndërtimi i aeroportit ‘Çarl de Gole’ ka përfunduar në vitin 1974 dhe tani ai është aeroporti më i ngarkuar në Evropë. Ky aeroport është bazë e kompanisë franceze ‘Air France’ dhe shërben si pikë kryesore në Evropë për kompaninë ajrore ‘Delta Air-Lines’.

 

7. Aeroporti ndërkombëtar ‘O’Hare’ i Çikagos, SHBA
Numri i pasagjerëve: 69.9 milionë
Që kur është hapur nv vitin 1955, aeroporti i Çikagos në vazhdimësi ka qenë një nga aeroportet më të ngarkuara në botë. Në aspektin e aterimeve dhe fluturimeve është aeroporti më i ngarkuar në botë; rreth 888.000 aeroplanë kanë prekur pistat e këtij aeroporti në një periudhë prej 12 muajve. I shërben rreth 40 kompanive ajrore, si dhe ofron fluturime direkte në mbi 60 destinacione ndërkombëtare.

 

6. Aeroporti ndërkombëtar i Dubait
Numri i pasagjerëve: 70.4 milionë
Si aeroporti kryesorë në Emiratet e Bashkuara Arabe, aeroporti ndërkombëtarë i Dubait është aeroporti i dytë në botë më i ngarkuari, në aspektin e udhëtarëve ndërkombëtarë; në vitin 2014 i ka shërbyer mbi 70 milionë udhëtarëve.

 

5. Aeroporti ndërkombëtar i Los Angjelosit, SHBA
Numri i pasagjerëve” 70.6 milionë
LAX nuk është vetëm aeroporti i 5’të më i ngarkuar në botë. Por është edhe aeroporti më ngarkuar në botë për fluturime direkte. Me rritje prej 6% në çdo vit, aeroporti i Los Angjelosit është aeroporti me rritjen më të madhe në botë.

 

4. Aeroporti ndërkombëtar i Tokjos ‘Haneda’ Japoni
Numri i pasagjerëve: 72.8 milionë
Aeroporti ndërkombëtar i Tokjos është aeroporti i dytë më i ngarkuar në Azi, me kapacitet deri në 90 milionë pasagjerë brenda një viti.

 

3. Aeroporti ‘Heathrow’ i Londrës
Numri i pasagjerëve: 73.4 milionë
Për vite me radhë aeroporti ‘Heathrow’ ka qenë aeroporti më i ngarkuar në aspektin e trafikut të pasagjerëve ndërkombëtarë. Duke shërbyer për 185 destinacione në 84 shtete.

 

2. Aeroporti i Beijingit, Kinë
Numri i pasagjerëve: 86.1 milionë
‘Beijing Capital’ padyshim është aeroporti më i ngarkuar në Azi, duke i shërbyer 13 milionë pasagjerëve më shumë se sa ai i Tokjos. Kur Beijing ishte përgatitur për lojërat olimpike të vitit 2008, aeroporti i Beijing’ut kishte ndërtuar teminalin 3, momentalisht ndërtesa e gjashtë më e madhe në botë.

 

1. Aeroporti Hartsfield-Jackson, Atlanta SHBA
Numri i pasagjerëve: 96.1 milionë
I hapur në vitin 1980, aeroporti Hartsfield-Jackson ka mbetur aeroporti më i ngarkuar në botë që nga viti 1998. Ajo që e ka bërë këtë aeroport më të ngarkuarin është lokacioni ku është i vendosur, ku për rreth dy orë kohë fluturimi mund të arrihet në 80% të shteteve të popullsisë amerikane.