71 pranvera bashkë, kjo histori dashurie do të ju lë pa fjalë (Foto)

Është pranverë dhe është të festojmë për gjithçka të bukur e plot jetë. Lajmi.net ju përcjell historinë e çiftit që fetojnë 71 pranvera bashkë. Një histori e dy shpirtrave që janë takuar në rrethana të papërshtatshme, kanë rënë në dashuri, janë martuar dhe janë ende bashkë.

Lifestyle

26/03/2017 14:41

Pranvera është një stinë speciale, përcjell ngjyra dhe shpresë. Çdo njeri ka një histori të veçantë të mbushur me lumturi e dashuri, pas një dhimbjeje të madhe.

Edith Steiner, e quajtur Eci nga familja e saj, është një çifute hungareze. Ajo ka kaluar gjashtë javë në Aushvic në verën e vitit 1944 bashkë me disa anëtarë të familjes në kampet e përqendrimit.%image_alt%

Ajo dhe e ëma ishin zgjedhur që t’i bashkoheshin grupit për të punuar, të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Ata që nuk janë zgjedhur për punë, vdisnin, transmeton lajmi.net

Sipas Daily Mail, ato ishin duke u transportuar nga Bergen-Belsen kur komandat i shpëtuan. Ajo u shpëtua nga komandati britanez gjatë transferit të burgut.

Ngjarjet që rrjedhën më pas, shfaqin një romanticitet si në filmat hollivudian.%image_alt%

John Mackay ka qenë një i burgosur, i mbajtur në kampin italian Pow. Ai dhe shoku i tij ikin nga kampi duke u veshur me uniformat italiane.

Për 18 muaj udhëtimi, ai vazhdoi të luftojë. Gjatë kësaj kohe, kur ai ishte pjesë e ekipit komandues, e shpëtoi Ecin dhe të burgosurit tjerë që ishin bashkë me të.

Sapo u vendosën në një territor të sigurt, u organizua një vallëzim për të festuar lirinë e të burgosurve.

%image_alt%

Atëherë, ushtari John e vërejti bukurinë e Ecit. Ishte dashuri në shikim të parë. Por ai ishte shumë i turpshëm për t’i kërkuar asaj të vallëzojë, kështu që ai dërgoi një shok për ta pyetur për të.

Eci refuzoi ftesën derisa John përfundimisht mori guximin që ta pyesë vet.

Më pas, John e solli Ecin dhe nënën e saj në shtëpinë e tij në Skotlandë, dhe u martuan me 17 korrik 1946. Ai ishte një fillim i bukur që do ta bënin bashkë.

%image_alt%

Ata kanë pasur dy fëmijë, të cilët janë rritur dhe janë martuar. Familja tani numëron shtatë nipër e mbesa, dhe pesë stërnipër e stërmbesa.

Tani, John dhe Eci janë në moshën 96 dhe 92 vjeç, janë të pensionuar, dhe së bashku kanë lëvizur në një shtëpi kujdesi në Broughty Ferry, Dundee.

Këtë vit ata kanë festuar shën valentinin e 71’të bashkë. /Lajmi.net/