7 të mirat shëndetësore të çajit të gjelbër

Nëse konsumoni regullisht çaj të gjelbër mund të përfitoni disa të mira shëndetësore.

Lifestyle

12/11/2015 16:28

Sipas studiuesve, këto janë 7 të mirat shëndetësore të këtij çaji:

1. Është i mirë për kockat

Çaji jeshil ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së kockave si dhe zvogëlon riskun e frakturave të shkaktuara nga osteoporoza.

2. Ndihmon në parandalimin e kancerit

Sipas studimit të Universitetit të Maryland-it, statistikat për njerëzit e prekur nga kanceri janë më të ulëta në vendet që kanë një konsum të lartë të çajit jeshil, si në Japoni ku konsumi i tij gati zëvendëson edhe ujin.

3. Ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme

Çaji jeshil ul ndjeshëm nivelin e yndyrave. Ekstrakti i tij mund të ndikojë në kurimin e sëmundjeve të shkaktuara nga obeziteti- si diaberi, por edhe të kurojë vetë obezitetin.

4. Ul nivelin e kolesterolit

Nga studimet e bëra ka rezultuar se çaji jeshil ul nivelin e “LDL”, apo ai që quhet si kolesteroli i keq. Ata që konsumojnë çaj jeshil kanë rezultuar me nivel më të ulët të LDL-së sesa pjesa tjetër.

5. Përmirëson shëndetin e mishit të dhëmbëve

Një nivel i ulët i problemeve me mishin e dhëmbëve është vënë re te personat që konsumojnë regullisht çaj jeshil. Nga studimi rezultoi se sa më i lartë të jetë konsumi i çajit aq më pak sëmundje të mishërave të dhëmbëve ka personi.

6. Është i mirë për zemrën

Konsumi i përditshëm i çajit jeshil mund të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Konsumuesit e rregullt kanë rreth 26% pë pak risk që të preken nga një infarkt.

7. Ju mbush plot energji

Edhe ata që duan të presin konsumin e lartë të kafeinës, mund të marrin po të njëjtat efekte pasi edhe çaji jeshil përmban sasi të vogla kafeine. E veçanta e çajit jeshil është se mund t’ju japë të njëjtat efekte si kafja, por pa rriskun që kjo energji të shoqërohet me dhimbje koke apo të dridhura. /politiko