6 tiparet fizike që burrat nuk mund t’i rezistojnë, sipas shkencës

Sipas Business Insider, një studim i ri thotë që burrat janë të dizajnuar të kërkojnë disa atributë fizike kyçe tek gratë.

Lifestyle

08/03/2016 21:57

Studimi tregon se këto tipare i bëjnë gratë atraktive sepse lidhen me shëndet të mirë dhe fertilitet, transmeton lajmi.net.

Sipas të dhënave të dyrë, këto janë ato tipare:

Bel më i hollë, kofshë më të trasha. Një proporcion 7:10 do ishte ideal. Beli dhe kofshët lidhen me lindjen e fëmijës, duke i bërë burrat të mendojnë, ato kofshë të mëdha do ishin të përkryera për të sjellë në jetë fëmijën tim! Kjo është shumë e qarte, burrat i adhurojnë kofshët e mëdha dhe belin e hollë.

Zë i lartë. Një zë i lartë tregon rini dhe një trup të vogël dhe feminine, të dyja atraktive për burrat.

Flokë të shëndetshëm. Flokë të plotë, të shëndritshëm dhe të gjatë janë shumë atraktivë. Përsëri, janë shenjë e shëndetit dhe fertilitetit.

Buzëqeshja. Dihet që njerëzit e lumtur janë më atraktivë. Por shkenca gjithashtu ka vërtetuar se sa më të bardhë dhëmbët, aq më mirë.

Më pak makiazh. Mund të mendosh që të gjithë ato teknika për t’u dukur më bukur me makiazh ia vlejnë, por siç duket, pamja natyrale është më e pashme për burrat.

Veshja me të kuqe. Ka një arsye pse ngjyra e kuqe lidhet me epsh. Shkencëtarët kanë vërtetuar se veshja e ngjyrës së kuqe e rrit tërheqjen. Në fakt, thuhet se ky fenomen është gjetur edhe tek kafshët./lajmi.net