6 sekrete bukurie të femrave marokene për të patur lëkurë perfekte dhe rini të përjetshme

Edhe pse shumë kilometra larg nesh, Lindja e Mesme ushqen një ndjenjë joshje dhe misteri që intrigon këdo, sidomos përsa i përket sekreteve të bukurisë dhe mirëqenies së pergjithme.

Lifestyle

29/08/2018 19:49

Në qoftë se keni menduar se vaji i arganit është e vetmja armë e fortë tek femrat marokene, jeni gabuar. Femrat marokene kanë një arsenal sekretesh të bukurisë. Ja disa prej trajtimeve më të mira që ato përdorin për të ruajtur rininë e përhershme:

Hamami: Hamami është një ritual për pastrimin e trupit dhe nxjerrjen jashtë të tij të të gjitha toksinave. Trajtimi përfshin aromaterapinë, detoksifikimin dhe masazhimin duke përdorur produktet tipike marokene, si vajrat esencialë dhe ai i arganit. Ky lloj trajtimi rrit qarkullimin në gjak, nxjerr toskinat nga trupi dhe pastron lëkurën, transmeton living.al.

Sapuni i zi afrikan: I quajtur ndryshe “Savon Noir”, ky sapun është i pasur me vitaminë E, ka veti antimikrobale dhe një aromë të jashtëzakonshme.

Vaji i trëndafilave: Gratë marokene përdorin petalet e freskëta për të krijuar një seri produktesh bukurie, përfshirë këtu edhe ujin e trëndafilave për tonofikimin lëkurës. Vaji i trëndafilave, ose Trëndafili Maroken, konsiderohet si një nga vajrat esencialë më të fuqishëm për të lehtësuar dhimbjet. Nëse aplikohet në lëkurë, e lë atë të butë e të shndritshme.

Çaji i gjelbër i mentes: Çaji i gjelbër i mentes është pija më e re energjike për rigjenerimin e lëkurës. I pasur me antioksidues, ky çaj lufton më së miri shenjat e plakjes dhe njollat në lëkurë. Ai përmban gjithashtu kafeinë prandaj mund të zëvendësojë shumë mirë kafen e mëngjesit.

Argjila jeshile: Argjila jeshile është e shkëlqyer si maskë, pasi përthith yndyrën e tepërt dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura.

Parfumi i ngurtë: Këta parfume vijnë në formë kubash të ngurtë dhe kur fërkohen në lëkurë, lëshojnë një aromë të mrekullueshme që zgjat gjithë ditën. Ata mbajnë aromë të mrekullueshme dhe zgjasin për vite të tëra.