5 mënyra të largimit të pesticideve nga ushqimet tuaja

Nëse dyshoni se ushqimi juaj mund të jetë me pesticide helmuese, ky artikull do ju ndihmojë në shpjegimin se si ti largoni ato.

Lifestyle

09/02/2016 16:59

Krijoni një sprej natyror për pastrim

Duke kombinuar një lugë me lëng limoni dhe dy lugë me sodë të bukës, i shtoni ujë në shishen e sprejit dhe do të keni një mjet efektiv për pastrimin e ushqimit tuaj.

Sigurohuni të keni hequr lëvoren

Për pemët dhe perimet sikur patatet, avokadot, portokajt, mangot, karrotat e tj, heqja e lëvores ndihmon në çlirimin e plotë nga toksinat. Sigurohuni që pas qërimit pemët dhe perimet të lahen.

Provoni tretje me uthull

Pesticidet normalisht përmbajnë organofosfate, karbamate dhe shumë helme të tjera që dëmtojnë shëndetin tuaj. Sidoqoftë, nëse merrni një lugë me uthull dhe e derdhni në enën në të cilën ndodhen frutat, pastaj i derdhni ujë sipër, atëherë i keni pastruar frutat nga toksinat.

Provoni ujë të kripur

Shpëlarja e ushqimeve me ujë të kripur i pastron nga pesticidet, vendosni frutat në një enë të madhe në të cilën shtoni gjysmë luge me kripë dhe ujë, dhe do i pastroni ato.

Lani frutat në ujë të ngrohtë

Nëse nuk keni kohë për asnjërin nga opsionet e cekura më lartë, minimalja që mund të bëni është shpëlarja me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që uji mos të jetë tepër i ngrohtë.