5 këshilla për të ndërtuar një biznes gjatë kohës kur edhe punoni

Shumë njerëz ëndërrojnë të braktisin punën e tyre që e bëjnë nga ora nëntë deri në ora pesë.

Lifestyle

12/03/2016 16:14

Shumë sipërmarrës të suksesshëm duhet të mbajnë punën e tyre deri sa të arrijnë të bëjnë biznesin e tyre, transmeton lajmi.net.

Edhe pse ambiciet janë shumë të rëndëshime, përsëri nuk është e mjaftueshme për të bërë një hap para.

Këta janë disa hapa shumë të rëndësishëm që do t’iu ndihmojnë në karrierën tuaj dhe hapjen e bizneseve.

1.Gjeni arsyet pse doni të filloni një biznes tuaj

Hapi i parë gjithmonë gjendet tek pyetja “pse”. Ndoshta motivoheni nga shefi juaj për të qenë i pavarur. Të keni një biznes tuajin që të keni kohë të rrini në shtëpi me familjarët dhe fëmijët tuaj. Prandaj gjeni arsyet pse nuk doni të punoni nga ora nëntë deri në orën pesë dhe të keni biznesin tuaj.

2.Angazhojeni vetën me ëndrrat tuaja

Kur ju t’i viheni pas ëndrrës tuaj çdo gjë është e mundur. Të mos dorëzoheni lehtë sepse të hapni një biznes tuajin do punë dhe përkushtim. Duhet të përballeni me problemet dhe t’i bëni vetës një premtim që punën që e nisni do ta qoni deri në fund.

3.Krijoni një vizion personal për biznesin tuaj

Mendoni se çka doni të hapni dhe të bëni. Shkruajeni në një letër sa më detajisht. Lexojeni më pas me zë të lartë vizionin tuaj duke u fokusuar tek rezultati në fund.

Duke u fokusuar në rezultat se çka doni  të arrini, duhet të injoroni mendimet negative.

4.Zhyteni vetën në mësime

Hulumtoni dhe mësoni çdo gjë që ka të bëjë me biznesin tuaj. Gjeni nëse është e nevojshme edhe një mentor dhe shkoni në ndonjë kurs.

Sa më shumë të mësoni aq më shumë do të bëheni ekspert në atë fushë dhe sa më shumë të motivoheni aq më shumë do të korrni sukses.

5.Rrini pozitiv edhe në punën tuaj ditore

Çdo ditë duhet të pranoni diçka që vlerëson punën tuaj. Çështja është se duhet të hulumtoni për gjëra të mira. Sa më shume përqëndroheni në gjëra pozitive aq më shumë do arrini t’i kapni ato.

Mendimet negative do ta humbin energjinë tuaj pozitve, prandaj mos e lejoni askënd të ndikojë në pozitivitetin tuaj. /Lajmi.net