5 hapa për të përmirësuar gjumin

Ashtu siç e ndjekim një rutinë ditore që të mbajmë lëkurën dhe dhëmbët të shëndetshëm, është e rëndësishmë të adoptojmë sjellje që ndihmojnë gjumin.

Lifestyle

20/02/2016 22:00

Ideja është të shmangim sjellje që bien ndesh më një gjumë të mirë nate, dhe të inkuadrojmë në rutinën tonë, sjellje që e “përkrahin” atë.

1.Reduktoni kafeinën

Mos pini pije me kafeinë dhe mos hani ushqime që përmbajnë kafeinë, duke përfshirë edhe çokollatën.

2.Mbani një orar gjumi

Flini dhe zgjohuni në të njejtën kohë çdo ditë, edhe në fundjavë. Sapo të mësoheni do ju duket shumë e lehtë, transmeton lajmi.net.

3.Fshiheni alarmin

Nëse e fshihni alarmin, nuk do çoheni gjatë natës duke menduar se sa shumë gjumë ju ka mbetur sepse ironikisht, kjo na mban zgjuar.

4.Përgaditeni dhomën e gjumit

Përgaditeni dhomën ku flini duke blerë grila ose duke blerë maska gjumi për të bllokuar dritën ose duke e vendosur shtratin në një mur të brendshëm që të kufizohet zhurma që vjen nga jashtë. Gjithashtu ajroseni dhomën shpesh.

5.Mbajeni dhomën e gjumit vetëm dhomë të gjumit

Përdorëni dhomën e gjumit vetëm për gjumë dhe seks. Në këtë mënyrë, kur futesh në shtrat, trupi do të dijë që ka ardhur koha për të fjetur./lajmi.net