5 Gjërat që i ndodhin trupit kur nuk lahemi (VIDEO)

Nëse ju ka interesuar ndonëherë se si do ishte nëse nuk do laheshim rregullisht, këto janë disa nga gjërat që do ndodhnin.

Lifestyle

14/01/2016 14:42

1. Lëkura juaj ka nevojë për bakterie të mira

Mbi 1000 specie të bakterieve jetojnë në lëkurën tonë, së bashku me 80 tipe të këpurdhave. Por shumica e këtyre mikrobeve janë në fakt mirë për ne- ato punojnë që të shtyjnë bakterien “e keqe” jashtë ose të mbajnë lëkurën të hidratuar me hidratues natyralë.

Dushet janë mbrojtja jonë kundër bakterieve të neveritshme, kështu që nëse nuk laheni rregullisht dhe pastaj e prekni gojën, hundën apo sytë, po e ekspozoni veten tek mikrobe të dëmshme që mund t’ju sëmurin.

2. Mund të fitosh infeksione të lëkurës

Duke u lidhur me pikën numër një, balanci ndërmjet bakterive “të këqija” dhe “të mira” në lëkurën tonë mund të prishet nëse nuk lahemi aq sa duhet. Nëse nuk e lan trupin, e bën më tëlehtë për mikrobet të shkaktojnë infeksione të lëkurës.

3. Disa sëmundje të lëkurës që i keni përkeqësohen

Nëse nuk laheni fare, balta, djersa, vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës fillojnë të mblidhen. Kjo është edhe më keq për njerëzit që kanë sëmundje kronike të lëkurës si aknet. Moslarja mund ta bëjë edhe më keq.

4. Zhvillohen copa balte në lëkurën tuaj

Dematotos neglecta është një lloj sëmundje e karakterizuar me disa pllaka të trasha dhe ngjyrë kafe që shfaqen në lëkurën tuaj nëse nuk laheni për një kohë të gjatë, sipas Institutit Nacional të Shëndetit (NIH). Ata përbëhen nga gjëra të ndryshmë si bakteret apo djersa, dhe formojnë një kore të baltes mbi lëkurën tuaj, transmeton lajmi.net.

5. Mbani erë

Përkundër asaj që thuhet, nuk është djersa ajo që mban erë. Djersa në vetvete është në fakt pa erë. Është B.O.-ja, apo ndryshe quhet bromhidrosis, ajo që mban erë. Kjo ndodh kur bakteriet ushqehen me proteinat dhe acidet në djersë, dhe pastaj i shndërrojnë në kemikale me erë të keqe.

Sa shpesh duhet të laheni?

Mos u lani shumë shpesh, gjithsesi. Nuk duhet t’i hiqni të gjitha kemikalet natyrale të trupit, të cilat i duhen për të qëndruar i shëndetshëm. Shikoni videon më poshtë për informata të plota./lajmi.net

YouTube player