4 super ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni

Çelësi për të humbur peshë është: të digjni me shumë kalori sesa konsumoni duke u ushtruar rregullisht dhe duke monitoruar kaloritë që merrni.

Lifestyle

17/03/2016 16:51

ërveç kësaj, ka edhe disa ushqime që ju ndihmojnë të digjni kaloritë dhe të mbani trupin n formë.

Ja cilat janë 4 super ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni kilogramët e tepërt:

Ushqimet e pasura me vitaminën B: Kjo vitaminë ndihmon trupin të konvertojë karbohidratet në glukozë, dhe rrit nivelin e serotoninës.

Vitaminat B3, B6 dhe B12 mund të gjenden tek salmoni, produktet e detit, mishi i viçit dhe vezët.

Ushqimet e pasura me vitaminën C – frutat dhe perimet, si domatet, pjepri, kivi, qershitë, boronicat, gujavat etj, ndalojnë prodhimin e kortisolit, i cili shkakton stres dhe çon në shtimin në peshë.

Perimet me gjethe jeshile – Këto ushqime përmbajnë acid folik, një tjetër vlerë ushqyese që mban nën kontroll hormonet e stresit. Ata përmbajnë gjithashtu hekur, që ju ndihmon të ruani qëndrueshmërinë gjatë punës dhe parandalon aneminë tek femrat. Herën tetër kur të bëni sallatë, përdorni perime jeshile, si spinaq, lakër jeshile ose sallatë jeshile. Sa më jeshile të jenë perimet, aq më shumë vlera ushqyese kanë. Për të rënë në peshë, kombinoni këto perime me pak ushqime që përmbajnë vitaminën C, si portokall apo lëng limoni, të cilat ndihmojnë në tretjen e hekurit.

Kafja organike – Po, e lexuat mirë. Për cilindo njeri që nuk ka ndonjë sëmundje që mund të përkeqësohet nga kafeina, një filxhan kafe në mëngjes është zgjedhja e duhur. Kafeina ndihmon për parandalimin e shumë sëmundjeve, si kancerin e pankreasit, diabeti i tipit 2, alcajmerin, sëmundjen e parkinsonit etj. Ajo gjithashtu nuk përmban kalori. Kur kombinohet edhe me ushtrime fizike, kafeina ju jep energjinë e duhur për të punuar fort.