4 sekretet e femrave që flenë më pak se gjashtë orë, por duken sikur kanë fjetur 10 orë

Privohemi nga orët e plota të gjumit, për të përmbushur detyra të tjera që na dalin gjatë ditës , duke mos e kuptuar çfarë dëmi i shkaktojmë vetes.

Lifestyle

11/09/2018 13:18

Mungesa e gjumit shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore, dhe pamja e jashtme është ajo që i reflekton të gjitha ! Qeska të fryra, çehre e zbehtë, buzë të thata e të çara ! Megjithatë jo të gjithë janë në këtë gjendje në mengjes, pasi disave u shkëlqen fytyra sikur të kishin fjetur 10 orë. Këto femra , mund të kenë fjetur edhe më pak ore, por kanë disa sekrete për një gjumë cilësor, transmeton living.al.
Produktet kozmetike
Kushtojini rëndësi produkteve kozmetike që përdorni në mbrëmje. Përqendrohuni tek hidratimi i lëkurës, e përdorni serume! Ato me bazë acid Hyaluronic apo me acide alfa-hidroksi do të rigjenerojnë në nivel qelizor lëkurën tuaj. Këllëfët e jastëkut prej mëndafshi janë gjithashtu të rekomanduar nga dermatologia pasi minimizojnë çdo acarim shtesë në fytyrë dhe parandalojnë shpupuritjen e flokëve.
Maska
Dermatologët rekomandojnë të bëni maska të ndyrshme 3 herë në javë. Këto të fundit mund të jenë sipas nevojave tuaja. Mund të përdorni maska hidratuese, ushqyese, kundër njollave etj. Maskat e përgatitura në kushte shtëpie janë gjithashtu të shkëlqyera. Ju mund të përgatisni maska me bazë mjalti, kosi apo veze.
Frutat
Frutat janë miniera vitamnish e minerale ! Të gjitha lëndë ushqyese të domosdosshme për lëkurën tuaj. Lëkura shkëlqen nga brenda jashtë, ndaj është detyra juaj ta ushqeni atë ! Hani ushqime të pasura me me acide yndyrore dhe antioksidantë !