4 mënyra se si të arrini kënaqësinë më të madhe seksuale

Seksi duket se përdoret thjeshtë si një mënyrë për lirimin e tensionit. Një qëllim i orientuar, pesë deri në dhjetë minuta, që të nxehë dhe të djersitë, dhe më pas që përfundon.

Lifestyle

30/09/2015 13:25

Kur një mashkull apo femër ndihet i përmbytur nga energjia seksuale, instinkti bazë primar është për ta liruar atë. Kjo sepse ne kemi energji që duhet ta nxjerrim. Por, seksi mund dhe duhet të jetë shpirtëror. Një shkrirje e energjisë mashkullore dhe femërore, dhe bashkim përtej nivelit më të lartë të vetëdijes.

Seksi nuk duhet të jetë vetëm i zakonshëm. Kështu, për të arritur kënaqësinë më të lartë seksuale, ju duhet t’i bëni këto katër veprime si më poshtë:

1. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë
Filloni duke shikuar njëri-tjetrin përballë dhe duke e vështruar njëri-tjetrin thellë në sy. Dhe po, fillojeni me rroba, mos u zhvishni menjëherë. Është shumë e rëndësishme të përqendroheni në njërin sy; kjo ju mban të lidhur ngushtë, transmeton lajmi.net.

Sytë janë dritaret e shpirtit, kështu që kur ia ngulitni sytë partnerit, shpirtrat tuaj lidhen. Kjo ju mëson të qëndroni të hapur me partnerin mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht.

2. Bëjeni pozitën “Yab-yum”
Yab-yum është një frazë tibetiane që do të thotë “baba-nënë”. Ky pozicion unik ju lejon që të arrini nivelin më të lartë të intimitetit në mes jush dhe partnerit tuaj. Ju mund të uleni këmbëkryq përballë njëri-tjetrit duke i prekur gjunjët apo duke i futur këmbët e partnerit tuaj rreth trupit. Pasi të ndjeheni më rehat, atëherë ju mund ta ulni partnerin në prehër me këmbët tërësisht të mbështjella rreth njëri-tjetrit.

3. Rregullojeni frymëmarrjen
Merrni frymë së bashku, dhe lëshojeni frymën së bashku. Më pas kaloni në shkëmbim të frymëmarrjes: ju merrni frymë kur partneri e lëshon, dhe më pas e lëshoni kur ai merr, sikur jeni duke marrë frymë nga njëri-tjetri. Më pas, femra duhet ta fillojë frymëmarrjen ‘kobra’. Kjo teknikë është antike dhe është mbajtur sekret për shumë vite, dhe fitohet duke i vendosur duart në gjunjë dhe duke marrë frymë lehtë 4-5 herë. Kjo është praktikuar për mijëra vite, me qëllim të arritjes së kënaqësisë maksimale seksuale.

4. Pastrojeni mendjen nga çdo mendim
Mendjet tona vazhdimisht përpunojnë informacione të mendimeve. Çdo herë që mendja juaj sjellët vërdallë gjatë aktit seksual, kthejeni atë në partnerin tuaj dhe përqendrohuni. Kjo ju lejon që të përjetoni një nivel të thellë të intimitetit dhe ndjeshmërisë në mes të një çifti. (lajmi.net)