4 hite të njohura, me titullin ‘Femër’ (Video)
'Femra, ëndërra pa të cilën jeta do të dukej e zbehtë', 'Femrat nuk e falin mossuksesin' dhe 'Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj' janë vetëm disa thënje të shkëputura enkas për gjininë e bukur.
ShowBiz
Ato, përveç se janë të afta ta nxjerrin nga trupi i tyre një qenie njerëzore, janë gjithashtu të afta të arrijnë suksese dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre, transmeton lajmi.net.
Si në shumë fusha, ashtu edhe në muzikë ka shumë të tilla që kanë arritur t’i bëjnë për vete shumë përkrahës.
Meqenëse sot është 8 marsi, dita ndërkombëtare e gruas, lajmi.net ju rikujton disa nga këngët të cilat janë kënduar për femrën, mbajnë titullin ‘Femër’ dhe janë konsideruar hite./lajmi.net.



