30 mijë fëmijë sirianë po vdesin urie

Më shumë se 30,000 fëmijë sirianë po përballen me urinë në kufirin me Jordaninë, pasi që autoritetet në Ammam, i kanë ndërprerë furnizimet me ushqim dhe ndihmën mjekësore për refugjatët që jetojnë në verilindje të vendit, në kufi me Sirinë.

Bota

01/07/2016 21:27

Rreth 60,000-70,000 sirianëve, shumica prej të cilëve gra dhe fëmijë, iu është mohuar aksesi në ushqim dhe ujë të pastër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, pasi autoritetet jordaneze i kanë ndërprerë ndihmat në atë zonë, pasi që ,muajin e kaluar pati shumë sulme nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

Refugjatët që po qëndrojnë në këtë vend, kanë thënë se do të rikthehen në Siri për shkak se nuk po mund t’i përballojnë kushtet e vështira të jetës.