30 ditë paraburgim për serbët që u zunë me 145 kg drogë, njëri polic

Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, serbëve Branislav Gajin, Milan Gajin, Rade Uboviç të dyshuar se në bashkëpunim mes tyre kanë transportuar substanca narkotike.

Lajme

02/10/2018 10:07

Ata dyshohen se pas një marrëveshje paraprake mes tyre, së bashku nga Serbia kanë hyrë në Kosovë me automjetin e të pandehurit Branislav Gajin, dhe nga persona të pa identifikuar kanë ngarkuar sasinë prej 145 kg e 641 gram, marihuanë në formë bari, në rimorkion e automjetit dhe deri sapo ktheheshin për në veri, policia iu vihet në ndjekje dhe arrin t`i ndalojë.