3 arsyet kryesore pse përfundon një marrëdhënie

Normat e divorceve janë gjithmonë në rritje dhe ndarjet po ndodhin gjatë gjithë kohës. Pse është kaq e vështirë të mbash një marrëdhënie? Pse shumica e njerëzve përjetojnë ndarje në çdo marrëdhënie që nisin?

Lifestyle

26/06/2015 20:01

Ndarjet ndodhin gjatë gjithë kohës, dhe shumica e tyre ndodhin për shkak të problemeve financiare, ndryshimeve në personalitet apo ndjenjave.

Por, përveç këtyre arsyeve ka edhe disa të tjera që janë më të thella dhe që janë shkaku kryesor në dështimin e marrëdhënies, transmeton Lajmi.net.

Zakonisht, fajin për përfundimin e një marrëdhënie e kanë që të dy partnerët, të cilët nuk janë në gjendje që të kuptojnë se çfarë shkoi keq.

Më poshtë mund t’i lexoni 3 arsyet kryesore pse dështon marrëdhënia:

1. Mungesa e komunikimit
Komunikimi është gjëja më e rëndësishme për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme. Në shikim të parë mund të mos duket shumë e rëndësishme për ju, por kur të ndodh ndarja do të shihni se ky ishte shkaku. Në vend se të qëndroni i heshtur në marrëdhënie ju duhet të flisni për gjithçka me partnerin. Komunikoni me partnerin për gjithçka si do që të ndjeheni dhe nuk do të ketë kurrë vend për ndarje.

2. Të dashurosh me mendje por jo me zemër
Shumica e njerëzve nuk dashurojnë me të vërtetë. Ata janë në dashuri me idenë e të qenit në dashuri. Kur dikush ju thotë “Të dua”, oksitocini dhe seratonini lirohen në trup menjëherë. Nëse vazhdoni ta mbani këtë frazë në mendjen tuaj gjatë gjithë kohës, këto kemikale do të vazhdojnë të lirohen vazhdimisht, që do të bëjë që ju të keni një ndjenjë se jeni dashuruar, transmeton Lajmi.net.

Në fakt, mendimi se keni rënë në dashuri është diçka ndryshe nga realiteti. Ju mund të ndjeheni kështu në fillim, pasi që ju pëlqen ideja që dikush po ju dashuron, por më vonë ju do ta kuptoni se esenca e të qenit me të vërtetë në dashuri është krejtësisht diçka tjetër.

Më poshtë mund ta shihni një imazh i cili tregon se cilat pjesë të trurit deaktivizohen kur ne dashurohemi:

by-love

Ne shohim një mesazh në celularin tonë që thotë “Të dua shumë” – të shkruar me një emotikon që buzëqeshë, dhe ndjehemi mirë. Ne fillojmë të ndjejmë flutura në stomak dhe madje mendojmë se ky person po na dashuron me të vërtetë.

Shumica e marrëdhënieve nuk i kalojnë këto ndjenja të rreme të dashurisë, pasi që thellë në shpirtin tuaj ju do të ndjeni se jenë të lidhur shpirtërisht me një person tjetër, transmeton Lajmi.net.

3. Mungesa e besimit
lack-of-trust-2

Nëse nuk i beson partnerit, do të fillosh të kesh stres dhe mendime përplot brenga që sillen nëpër kokë. Kjo jo vetëm që është e dëmshme për ju por edhe për partnerin. Ai do të fillojë të ndjehet keq dhe do të përpiqet të mbrojë veten dhe të dëshmojë të kundërtën gjatë gjithë kohës. Nëse vazhdoni të keni mungesë të besimit në marrëdhënie atëherë shanset janë që marrëdhënia juaj do të përfundojë shumë shpejtë.

Ju duhet të jeni të ndershëm dhe transparentë, pasi që marrëdhëniet janë shpesh më pak një kokëdhimbje mentale dhe më shumë një udhëtim shpirtëror dhe emocional. Ndiqni këto këshilla dhe nëse mendoni se partneri juaj është dashuria e vërtetë, atëherë marrëdhënia juaj nuk duhet të përfundojë si shkak i mosbesimit apo mungesës së komunikimit.