2 të rinj përleshen me thika, shkak u bë gara me qen

Një sherr i momentit ka përfunduar në përleshje me thika mes dy të rinjve në Korçë. Informacionet paraprake nga policia bëjnë me dije se konflikti ka lindur për shkak të një gare me qen.

Lajme

13/04/2016 19:29

Majkëll Jakova, 25 vjeç, banues në Korçë dhe Tomi Misha, rreth 34 vjeç, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit në fjalë janë konfliktuar me njëri­-tjetrin në afërsi të një lokali në Malin Moravë.