19 persona të ndaluar gjatë procesit të votimit në Maqedoni

Ministria e Punëve të Brendshme me një raport për ditën e zgjedhjeve ka njoftuar opinionin se për 12 orë që është dashur të votohet janë arrestuar 19 persona që në mënyra të ndryshme kanë thyer rregulloren për zgjedhje dhe kanë bërë shkelje të ligjit me veprimet e tyre.

Lajme

16/10/2017 21:23

Më poshtë do të ju numërojmë rastet dhe personat e arrestuar.

-10 persona janë arrestuar për fotografim të votës apo vendvotimit në fjalë,
-3 persona janë arrestuar për ngritje të dyshimeve nga policia për tentim për të blerë vota.
-4 persona janë arrestuar me arsyetimin se kanë ngritur zërin në vendvotim dhe kanë penguar votuesit që të votojnë të lirë.
-Dy persona janë arrestuar për shkeljen ligjore, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Nga MPB e Maqedonisë thonë se janë marrë masat për të shikuar faktet dhe janë dëgjuar palët.

Sipas kësaj, të gjithë personat e lartpërmendur do të përballen me Ligjin për Zgjedhje.